HAPET SHQYRTIMI PUBLIK PËR “Projekt dokumentin- Harta Zonale e Komunës së Gllogocit 2021-2029” ?

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, së bashku me Nënkryetarin e Komunës Arben Shala, Drejtoreshën e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, Drejtoreshën e kompanisë hartuese Plan-A Consulting, Sadije Deliu, sot bëri hapjen zyrtare të shqyrtimit publik të “Projekt dokumentit- Harta Zonale e Komunës së Gllogocit 2021-2029”.

Qëllimi i këtij prezantimi ishte që të zhvillohen konsultime dhe që të inkurajohet pjesëmarrja transparente e publikut në hartimin e këtij dokumenti të planifikimit hapësinor që përmes grafikoneve, hartave dhe tekstit përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për tërë territorin e Kosovës, për një periudhë së paku (8 vjeçare).

Kryetari Lladrovci është shprehur se është i lumtur që gjatë qeverisjes së tij ka arritur të finalizojë dhe të miratojë dy dokumentet me të rëndësishme të planifikimit hapësinor siç janë Plani Zhvillimor i Komunës së Gllogocit 2020-2028 dhe Harta Zonale e Komunës së Gllogocit 2021-2029, ashtu siç përcaktohet në Ligjin Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor.

Kryetari Lladrovci ka falënderuar kontribuuesit e hartimit të Hartës Zonale të Komunës, Ekipin Komunal të Planifikimit, kompaninë e GIZ-it gjerman për mbështetje teknike, kompaninë hartuese Plan-A Consulting, Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për dhënien e kontributit të jashtëzakonshëm gjatë gjithë këtij procesi.

Gjatë periudhës së shqyrtimit publik qytetarët e Komunës së Drenasit do të kenë mundësi që të japin vërejtjet, komentet dhe sugjerimet, të cilat pastaj do të inkorporohen në dokumentin e Hartës Zonale të Komunës për periudhën kohore 2021-2029.

Shqyrtimi publik do të zgjatë 30 ditë që nga dita e hapjes. Vërejtjet, komentet dhe sugjerimet mund të bëhen në librin e vërejtjeve apo përmes e-mailit zyrtar komuna.drenas@rks-gov.net.

Projekt dokumentin- Harta Zonale e Komunës së Gllogocit 2021-2029, mund ta gjeni të publikuar në ueb faqen e Komunës së Gllogocit në linkun: https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2021/06/HZK-DRENAS-draft-Qershor-2021_final-1.pdf?fbclid=IwAR1qFQ4yzBB3C5byW9raP3N0hGmXLNFB5Z6zCuHeSFMGdckVA819pv11_sk

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë