FINCA në Drenas shpallë konkurs për vend pune

FINCA është Institucion Financiar Amerikan, që operon në Euroazi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Amerikë Latine, duke shërbyer mbi 2.7 milion klientë. Me qëllim të rritjes së efikasitetit në operacione, FINCA Kosovë shpallë: KONKURS për ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI – DEGA DRENAS

PËRGJEGJËSITË:
• Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore;
• Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut;
• Të mbledhë, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
• Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare;
• Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve;
• Te vlerësojë riskun e kredisë;
• Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit;
• Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara;
• Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë
• institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit.
KUALIFIKIMET:
• Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi;
• Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi;
• Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij;
• Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
• Aftësi të forta analitike dhe organizative;
• Njohuri të gjuhës angleze;
• Posedimi i patentë shoferit.

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes ëeb-faqës: www.fincakosovo.org , ose dergoni CV- në dhe Letrën motivuese në e-mail adresën recruitment.hr@fincakosovo.org . Në titull duhet të shkruhet pozita e punës dhe vendi. Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të barabartë. Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë. Afati i aplikimit deri me 20.07.2021. www.fincakosovo.org
FINCA Kosovë Zyra Qendrore Rr. Robert Doll, Nr.112 10000 Prishtina + 383 (0) 38-609-721 + 383 (0) 38-609-722

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë