E dhimbshme: Vdes në aksident 23 vjeçari- student i mjekësisë, kolegu i tij mitrovicas me postim emocionues

Mbrëmë në ora 19:55 ka ndodhur një vetaksident në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Si pasojë e kësaj ka vdekur Arti Ramadani, i moshës 23-vjeçare, i cili është nuk u ka bërë ballë lëndimeve nga aksidenti.

Po ashtu mësohet se së bashku me viktimën ka qenë edhe vëllai i tij A.R., i cili është duke marrë trajtim mjekësor në spital.

Kolegu i tij, Drilon Deliu nga Mitrovica ka shpërddarë një fotografi të Artit, duke e kujtuar si një koleg me energji dhe ndershmëri të madhe.

Postimi nga Deliu:

Arti, e vështirë për t’u konsoliduar e për të shkruar diçka. Tragjike, thjeshtë e tillë.

Në perin e hollë që ndan jetën nga vdekja, e në të cilin ekspozohemi aq shpeshë gjatë studimeve në mjekësi jemi bërë thuajse imun. Por, jo edhe këtë herë.

Energjia e gatishmëria që transmetoje do mungoj ndër kolegët e shokët e shumtë. Por, jo edhe kujtimi. Kujtimi për një patriot që zgjodhi vendin e tij dhe rrugën e vështirë por të ndershme për ta bërë atdheun një ëndërr për çdonjërin.

Ngushëllimet më të përzemërta për familjarët, shoqërinë dhe gjithë kolegët e të ndjerit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë