Fatale në Drenas/ Vdes 5-vjeçari, dyshohet se dritarja ra mbi të

Mbrëmja e djeshme ishte fatale për familjen Leku nga Drenasi. Rreth orës 21:00 në QKMF-në e Drenasit ishte sjellur pa shenja jete një fëmijë 5-vjeçar.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se më pas është ngritur versioni i hetimit se viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të.

“Rasti është raportuar më datë 10.07.2021, rreth orës 21:00. Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte goditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij“.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë