Veturës në Drenas nuk i pritet, e kalon kolonën dhe rrezikon të goditet nga treni (Foto)

Një qytetar me veturën e tij ka rrezikuar shumë të goditet nga treni në qytetin e Drenasit.

Derisa veturat tjera ishin ndalur për të pritur kalimin e trenit, një veturë ka bërë tejkalim të kolonës për ta kaluar rrugën.

Ai përpak sa nuk është goditur nga treni që në këtë rrugë kalon vetëm dy herë në ditë.

Nuk janë të rralla rastet kur veturat goditen nga treni i vetëm që qarkullon në hekurudhat e Kosovës. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë