Vëllezërit që rrahën dhëndrin dërgohen në mbajte në stacionin e policisë në Drenas

Pasditen e së martës ka ndodhur një rrahje në fshatin Magure te Lipjanit. Dy vëllezër nga Bresja e Fushë Kosovës kishin shkuar në shtëpinë e motrës së tyre në Magure dhe e kanë rrahur burrin e saj.

Viktima H.Rr., (1967) ka lajmëruar policinë e cila i është përgjigjur menjëherë thirrjes duke dalë në vendin e ngjarjes.

“Njësiti ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka takuar ankuesin H.Rr., i cili ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshorten, dy vëllezërit e saj F.B., (1980) dhe R.B., (1988) nga fshati Bresje e Fushë Kosovës e kanë sulmuar atë në shtëpinë e tij duke i shkaktuar lëndime trupore”, kanë thënë burimet e IndeksOnline brenda policisë.
Viktima ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe posedon raport mjekësor.

Sipas ankuesit gjatë përleshjes të dyshimtit kanë ekspozuar edhe armën duke ja drejtuar atij.

Njësitë policore kanë qenë në bastisje, në shtëpinë e të dyshuarve në Bresje ku gjatë bastisjes kanë konfiskuar një revole me 50 fishekë të kalibrit 9mm, të cilën e kishin pa leje.

Lidhur me rastin është kontaktu prokurori kujdestar sipas së cilës dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje në stacionin policor në Drenas./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë