Lajm i mirë/ Pritet të rihapet profili i mjekësisë në shkollën “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ja çfarë premton ministrja Nagavci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka pyetur ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin rreth mbylljes së profilit të mjekësisë në shkollën e mesme të lartë teknike “Fehmi Lladrovci” në Drenas, transmeton DrenicaOnline.

Pyetja e deputetit:

Pse e keni mbyllë drejtimin e infermierisë në shkollën e mesme të lartë teknike “Fehmi Lladrovci” në Drenas, kur dihet se ky drejtim ka qenë duke funksionuar dhe nuk është raportuar me aq sa dijm për ndonjë problem të caktuar. Mbyllja e këtij drejtimi është bërë fare në fund duke mos iu dhënë një zgjidhje nxënësve që kanë aplikuar tanimë për këto drejtime. Prandaj duke marrë parasysh interesimin e madh, por edhe gjendjen jo të mirë financiare të familjareve të cilët tani duhet të detyrohen që fëmijët t’i dërgojnë jashtë Drenasit, a mund të na tregoni që a do ta rishqyrtoni këtë vendim të Ministrisë apo do të mbetnin në këtë vendim që e keni marrë.

Një pjesë e përgjigjes së Nagavcit:

Nuk është mbyllur drejtimi, por komuna e Drenasit është njëra nga 6 komunat që nuk është aprovuar konkursi për profilin e mjekësisë. Vendimi ishte lëshuar nga ish sekretari i përgjithshëm në vitin 2018 dhe ky vendim ka qenë për vitin 2018-19 ndërsa i njëjti pa respektuar procedurat ka vazhduar edhe në vitet tjera pa ndonjë rekomandim paraprak të komisionit. Të ndërgjegjshëm për kërkesat e nxënësve dhe komunitetit në Drenas, ne i kemi dërguar një letër formale zyrtare drejtorisë së arsimit në Drenas, duke iu ofruar mundësinë e parashtrimit të kërkesës në ministri për profile shëndetësore dhe afatin e kanë deri me 12 korrik 2012. Presim nga drejtoria e arsimit në Drenas që të bëjnë një kërkesë për hapje të profileve që i konsiderojnë të nevojshme. Ne do të angazhojmë komisionin që do ti shqyrtoj kërkesat për konkurset në gusht./DrenicaOnlie/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë