GIZ-i gjerman sërish përzgjedhë Drenasin në realizim projektesh

Komuna e Drenasit përzgjidhet si një ndër komunat model për hartimin e doracakut për përmirësimin e proceseve të punës brenda drejtorive të urbanizmit në Komunat e Kosovës.

Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, së bashku me Drejtorinë e Inspekcionit, Milaim Hajdari, dhe zyrtarë të komunës, pritën në takim përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, kompanisë hartuese, të cilët njoftuan se janë duke hartuar një doracak për përmirësimin e proceseve të punës brenda drejtorive të urbanizmit në komunat e Kosovës, me qëllim të zbatimit të ligjit për planifikim hapësinor dhe ligjeve tjera të ndërlidhura me sektorin e planifikimit.

Për të vlerësuar gjendjen reale të këtyre është angazhuar një grup i konsulentëve vendor dhe ndërkombëtar, të cilët në bashkëpunim me GIZ-in gjerman kanë përzgjedhur 3 komuna si model për të zhvilluar këtë doracak.

Në këtë aspekt komuna e Drenasit, është parë si një nga rastet më të mira për të zhvilluar një model të përmirësimit të proceseve brenda drejtorisë së urbanizmit, i cili pastaj do të mund të aplikohej në komuna të tjera.

Drejtoresha Avdiu, i falënderoj GIZ-in gjerman që kanë përzgjedhur Komunën e Drenasit model për hartimin e këtij doracaku dhe theksoi se një bashkëpunim i tillë në mes të Komunës së Drenasit si përherë, konsulentëve të angazhuar dhe projektit të GIZ-it gjerman, do të sjellë rezultatet e pritura, të cilat pastaj do të reflektojnë në këtë doracak.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë