Lushtaku: Jam në bisedime me Drenicën, ende nuk kemi arritur marrëveshje

Klubi i futbollit Drenica, sot mbeti pa kryetarin Ilir Veliqi. Ekipi nga Skënderaj, përpos që po kërkon trajner të ri, është në fazë të organizimit të brendshëm.

Tahir Lushtaku është duke negociuar me Drenicën për të marrë drejtimin e klubit si kryetrajner.

“Ende nuk ka asgjë zyrtare, sepse jemi në negociata. Jemi duke diskutuar për një plan afatgjatë se si ta organizojmë klubin. Komuna na ka dhënë dritën jeshile për me punu dhe mbetet të shihet” deklaroi Lushtaku për Indeksonline.

Lushtaku ka qenë trajner i Drenicës edhe më parë. Së fundi ishte larguar në dhjetor të vitit 2019.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë