Vetplagoset një person në Komoran, policia jep detaje

Një person në Komoran përderisa ka qenë duke e pastruar revolen e tij (me leje) aksidentalisht i ka shkrepur revolja dhe është vetë plagosur, transmeton DrenicaOnline.

Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, Komoran e më pas në QKUK-së e më pas është liruar për në shtëpi.

Vetplagosja është regjistruar të dielën rreth orës 23:00.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole, dy karikator, një gëzhojë dhe 16 fishekë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë