Rikonfirmon Hoxhaj: Lladrovci kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, të tjerët janë të vetshpallur

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj ka rikonfirmuar se kandidati i kësaj partie për kryetar të Drenasit është Ramiz Lladrovci.

Hoxhaj ka komentuar zhvillimet në Drenas ku ka thënë se emrat që po përflitet kinse kanë dalë nga dega, janë të vetshpallur, transmeton DrenicaOnline.

Ai ka thënë se me 15 janar kanë vendosur që PDK të garoi në zgjedhje me të gjithë kryetarët që drejtojnë komuna.

Ai është i sigurt që Lladrovci i fiton zgjedhjet pa balotazh.

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë