Punimet në ndërtimin e rrugës së re në Drenas janë intensifikuar (Foto)

Punimet në rrugën “Ilaz Kodra”, përkatësisht afër hekurudhës së trenit në Drenas, janë duke vazhduar.

Firma kontraktuese ka shtuar intensitetin e punës në mënyrë që projekti të përfundojë sipas kontratës, raporton DrenicaOnline.

Derisa të përfundojnë punimet në këtë rrugë, rruga “Bedri Shala” dhe “Shaban Shala” në qytet, nga 4 qershori janë bërë të qarkullueshme në të dy drejtimet.

Për t’u bërë këto dy rrugë të qarkullueshme në të dy drejtimet, është bërë edhe ndryshimi i shenjave të komunikacionit për një qasje më të lehtë për qytetarët./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë