I riu nga Drenica bëhet doktor në Danimarkë

Endrit Murtezaj është i riu nga Skënderaj i cili ka arritur suksese të larta në moshë të re, duke arritur të bëhet doktor në Danimarkë.

Endriti ditë më parë ka përfunduar studimet në mjekësi në Universitetin e Kopenhagës, dhe ka marrë titullin doktor, ku menjëherë i është caktuar detyra ku do të ushtroj profesionin e tij në qytetin Horsens të Danimarkës.

Me këtë rast në diplomimin e tij ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Danimarkë Arton Krasniqi.

Përfaqësuesi i Ambasadës u shpreh se mburren me sukseset e të rinjëve shqiptarë.

“Mburremi me sukseset e të rinjëve tanë në universitetet daneze, ku janë gjithmonë ndër studentët më të dalluar”, tha ai.

Endriti është nga qyteti i Skenderajit, ku nga mosha 4 vjeçare ka migruar në Danimarkë së bashku me familjen e tij, familje e njohur e edukuar dhe respektuar ne Skenderaj dhe me gjerë./Eo/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë