Vrasje në Rahovec, dyshohet se viktima dhe dorasi kishin lidhje familjare

Një vrasje ka ndodhur sonte në qytetin e Rahovecit.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar me Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai në prononcimin për Indeksonline ka thënë se dyshohet se viktima dhe dorasin kanë lidhje familjare.

“Sot rreth orës 21:00 Ne fshatin Sopniq të Rahovecit  ka ndodhur një rast plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjar në mes vete. Njësitet policore i  janë përgjigjur  vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, tha Gjurkaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë