Vepra e artistit nga Drenasi/ OVL e UÇK-së do të protestojë përmes artit në mbrojtje të çlirimtarëve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbajë një protestë me anë të artit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Vepra është punuar nga artisti Besart Gashi nga Drenasi.

Sipas organizatorëve kjo protestë do të mbahet për shkak të fyerjeve që sipas tyre po bëhen ndaj UÇK-së si dhe është në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ky aktivitet do të fillojë nga ora 11:00, transmeton Klankosova.tv.

“Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre. Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë”, thuhet në njoftimin e Faton Klinakun, ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë