Vdes një person në Drenas nga virusi, shënohen edhe dy raste të reja të infektimit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

I vdekuri është nga komuna e Drenasit. Në këtë komunë janë raportuar edhe dy raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

Në total numri i rasteve aktive është 733.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë