Së shpejti nisin punimet në rrugën e papërfunduar Skenderaj-Polluzhë

Zv/ministri i Infrastruktures, Hysni Durmishi sot ka vizituar kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin me të cilin ka biseduar rreth projekteve që pritet të nisin.

Statusi i plotë i Durmishit:

Sot bashkë me bashkëpunëtorë isha në vizitë në komunën e Skenderajit, dhe u prita nga kryetari Bekim Jashari.

Gjatë këtij takimi biseduam lidhur me realizimin e projekteve infrastrukturore në këtē komunë.

Bashkë me kryetarin Jashari vizituam rrugën regjionale Klinë e Epërme- Skenderaj-Polluzhë, gjegjësisht pjesët e papërfunduara të rrugës.

E njoftova kyetarin Jashari se kjo rrugë është prioritet i yni dhe problemet për të cilat kanë ngecur e nuk janë zhvilluar punime qe një kohë të gjatë, po i zgjidhim një nga një. Shpejt do të fillojmë me punime që ta përfundojmë këtë projekt i cili përveq që shkakton vështirësi në komunikacion në disa vende është rrezik potencial për këmbësor.

Punë të mira po bëhen e do të bëhen sepse po punojmë me shumë vullnet e përkushtim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë