Polici që arrestoi dje personin në Prishtinë është nga Drenasi, reagimi i tij profesional mori shumë komente pozitive

Video e një arrestimi të një të dyshuari dje në Prishtinë nga një pjesëtar Policisë së Kosovës u bë virale në rrjetet sociale.

Reagimi profesional i policit mori shumë komente pozitive nga qytetarët.

“Përtoke, përtoke” dëgjohej thirrja e policit për të arrestuar një person i cili kishte tentuar të ikë nga duart e policisë.

Mësohet se polici profesionist është nga Drenasi por dje ishte me detyrë në Prishtinë.

I dyshuari kishte sulmuar paraprakisht zyrtarin policor, mirëpo ky i fundit nuk u dorëzua derisa e vuri në pranga të dyshuarin.

Pas arrestimit të dyshuarit në këtë rast kishin ndërhyrë më pas edhe disa pjesëtarë tjerë të Policisë që kishin qëlluar afër, ndaj të cilëve IPK ka nisur hetimet për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë