Kryetari Jashari vizitoi familjen e dëshmorit Kadri Kuliqi

I pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, vizituan familjen e dëshmorit, Kadri Kuliqi, për fatin e të cilit fatkeqësisht nuk dihet asgjë tani e 22 vite.

Para familjes së dëshmorit, Jashari vlerësoi lartë kontributin e dëshmorit Kadri Kuliqi dhe gjithë dëshmorëve, në çlirimin e vendit.

Njëkohësisht Kryetari Jashari bëri thirrje që si shtet e shoqëri të mos ndalemi asnjëherë së kërkuari përgjegjësi nga shteti serb për të pagjeturit.

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë