Drenas/ Përfundon cikli i dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024

Të mërkurën, ka përfunduar cikli i dëgjimeve buxhetore të mbajtura në bashkësi lokale në Arllat, Komoran dhe Drenas.

Në këto takime merrnin pjesë, nënkryetari i Komunës, Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale, administrator të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve dhe qytetarë. Interesimi i qytetarëve pjesëmarrës, ka qenë i madh.

Fillimisht, ne këto dëgjime, përfaqësuesit komunal, kanë shpalosur synimet e Komunës për buxhetin e vitit 2022 dhe planifikimin për vitet 2023 dhe 2024, dhe ka treguar për projektet qe do të zhvillohen në lokalitetet e tyre, ndërsa të gjithë të pranishmit janë pajisur me materialet informuese të projekteve kapitale qe janë planifikuar të realizohen gjatë viteve në vazhdim.

Takimi i parë është mbajtur në bashkësinë e Arllatit me banorët e fshatrave Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak, dhe Gjergjicë. Pastaj në bashkësinë lokale të Komoranit me banorët e fshatrave Kizhnarekë, Nekoc, Fushticë e ulët dhe e epërme, Korroticë e ulët dhe e epërme, Zabel i ulët dhe i epërm dhe Sankoc. Ndërsa, takimi i tretë është mbajtur në Drenas, me banorë të Drenasit I, II dhe II, Poklek i ri dhe i vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë.

Dëgjimet buxhetore janë mbajtur me këtë rend dite: informata e përgjithshme lidhur me buxhetin komunal 2022-2024, lista e investimeve kapitale dhe kërkesat e banorëve.

Qëllimi i mbajtjes së këtyre dëgjimeve buxhetore nga ana e komunës është që të shpalosin para qytetarëve procedurën e shpërndarjes së parasë publike, ndërsa nga qytetarët të marrin kërkesat e tyre për projektet që janë në interes të vendbanimeve ku ata jetojnë.

Të pranishmit në këto takime buxhetore kanë dhënë rekomandimet e tyre, kërkesat dhe projektet që janë me interes të përgjithshëm të kryhen në vitin e ardhshëm e që janë me interes për komunitetin ku ata jetojnë.

Me këto takime, është përmbyllur cikli i dëgjimeve buxhetore për këtë vit, ndërsa qytetarët ende kanë mundësinë që të paraqesin kërkesat e tyre në formën elektronike ose përmes formës fizike në drejtoritë përkatëse. Takimet tjera buxhetore e qytetarë, Komuna do të mbajë edhe gjatë muajit Gusht të këtij viti, para se projektbuxheti të merr formën finale në mbledhjen e Kuvendit. Po ashtu Komuna do të organizoj takim për planifikim të buxhetit edhe për buxhetimin gjinor.

Kujtojmë se buxheti i Komunës për vitin 2022 do të jetë rreth 16 milion, kurse për investime kapitale për realizimin e projekteve do të jenë afër 4 milion.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë