Çka po ndodhë në Komoran/ 3 aksidente në të njëjtën kohë, 12 vetura të përfshira (Video/foto)

Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë kanë ndodhur tri aksidente të ndara, në distancë brenda një kilometri.

Në këto 3 aksidente janë të përfshira 12 vetura, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Si pasojë e këtyre aksidenteve ka edhe persona të lënduar por që ende nuk dihet numri i tyre.

“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas..”, u shpreh Krasniqi.

Si pasojë e këtyre aksidente janë krijuar edhe kolona të gjata.

Më poshtë pamje:

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë