5 automjete të përfshira në aksidentin në Komoran

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Komoran të Drenasit.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Online “Reporteri.net”, shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti, disa persona janë dërguar në Spital për trajtim mjekësor, por ende nuk dihet sa është numri i tyre.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por ende nuk kanë dhënë përgjigje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë