Lladrovci thotë se ka struca e struca, por ky është origjinal!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngacmuar dikë me një fotografi të një struci të publikuar në profilin e tij në Facebook.

Sipër fotografisë së strucit ai ka shkruar: Ka struca e struca, ky është origjinal!

Nuk dihet se për këtë e ka fjalën Lladrovci, por rikujtojmë se ai mori një goditje nga dega e PDK-së në Drenas por në anën tjetër mori edhe një përkrahje të fuqishme nga PDK-ja në qendër rreth kandidaturës për kryetar komune.

Dega e PDK-së ka nxjerr Driton Ajazin si kandidat për kryetar komune ndërsa PDK në qendër ka konfirmuar kandidaturën e Ramiz Lladrovcit edhe për një mandat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë