Lladrovci komenton arrestimin e Faik Fazliut: Policia kanë çu dorë ndaj një njeriu pa një këmbë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar incidentin e djeshëm në mes të anatarit të kryesisë së OVL UÇK-së, Faik Fazliut dhe disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjatë arrestimit.

Lladrovci në Pressing ka thënë se zyrtarët policorë kanë çu dorë ndaj një njeriu pa një këmbë.

“Kanë çu dorë ndaj një njeriu pa një këmbë. As se ka sha as se ka shty. Unë e gjykoj sepse unë kam respekt për Policinë e Kosovës”, ka thënë Lladrovci.

Tutje ai tha se policët e korruptum që kanë qenë afër PDK, LDK e AAK, tash janë bërë me VV-në.

Anëtari i Kryesisë së OVL e UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar të shtunën në Prizren, pasi kishte kanosur një zyrtar policor.

Fazliu ka mohuar se e ka kanosur zyrtarin policor, madje thotë se as nuk e ka shikuar. Ai shprehet i habitur se pse u arrestua. Gjithashtu thotë se është kërcënuar tri herë nga eprori i Policisë në Prizren me fjalët “çka hamomi po lyp në Prizren”, teksa ndodhej në stacionin policor.

Ai thotë se zyrtari policor është sjell në mënyrë tendencioze ndaj tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë