Konfirmohet: Sami Lushtaku do të jetë kandidat i PDK-së për Kryetar të Skenderajt

U.d. kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se Sami Lushtaku do të jetë kandidat i këtij subjekti politik për Kryetar të Komunës së Skenderajt.

“Është qëndrim i degës së PDK që Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune dhe kjo çështje është direkte e kandidatit që e propozon dega nëse e pranon ose jo. Lushtaku do të jetë në garë për të qenë Kryetar i Skenderajt”, tha Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj ka bërë thirrje ndaj qytetarëve të Skenderajt dhe Drenasit që të mos përçahen.

“Apeli im është qëndroni të bashkuar, mbështeteni PDK-në. Ftoj drenicakët që të mos bien pre e përpjekjeve të ndryshme që dikush t’i përçajë. Lladrovci dhe Lushtaku i kanë punët e ndara, njëri në Drenas dhe tjetri në Skënderaj. Me ta kam qenë në një odë në Abri nuk është e vërtetë [ajo që thuhet], tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë