A do të jetë Shemsi Elezi, kandidati i VV-së për kryetar të Drenasit?

Partitë politike kanë nisur të zyrtarizojnë emrat e kandidatëve për kryetar të komunave në zgjedhjet të cilat pritet të mbahen në tetor.

Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje në Drenas po lakohet emri i Shemsi Elezit. Ai është prej kohësh kryetar i VV-së në Drenas por në zgjedhjet e fundit nuk kishte garuar për deputet.

Një aktivist i VV-së në Drenas,Ramiz Haliaj ka shkruar në profilin e tij në FB se kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga VV-ja, Shemsi Elezi, do të ishte nder për Drenasin të kishte një udhëheqje nga ai.

“Përveç që ka kontribuar vite me radhë në opozitarizëm në Drenas, kualifikimet e tij prej eksperti të konkurrencës do të ishin përparësia më e madhe që do ta kishte Komuna e Drenasit karrshi komunave tjera. Ka ardhë momenti që Drenasit të i kthehet dinjiteti dhe të largohen analfabetët e doktorurar në analfabetizëm funksional. Përvetësimi i të mirës publike në Komunën e Drenasit do merr fund me qeverisjen nga VV-ja që i prinë garës me Shemsi Elezin.
Me Shemsi Elezin perpara na priftë e mbara!”, ka shkruar aktivisti Ramiz Halilaj.

Në zgjedhjet e fundit, në Drenas, VV-ja mori pothuajse një të katërtën e votave, apo 24,45% të tyre. Ndërsa e para doli PDK-ja me 63,68%.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë