Zyrtare: ‘Krejt po dalin’, Adem Maliqi futbollisti i radhës që largohet nga Feronikeli

Skuadra e Feronikelit është duke u përballur me largim të madh të lojtarëve.

Pas Albert Dabiqajt, Ylli Hoxhajt dhe Ilir Avdylit, tjetër futbollist e ka konfirmuar largimin nga Nikli, transmeton Indeksonline.

Sulmuesi i njohur, Adem Maliqi ka njoftuar se nga sot nuk është më pjesë e klubit nga Drenasi.

Ai ka falënderuar bashkëlojtarët, trajnerët, kryesinë dhe tifozët e Feronikelit në postimin e tij.

“Desha t’iu informoj se që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Ferronikeli. Dua t’i falemnderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shume te mira, trajneret, kryesine dhe tifozerin e Ferronikelit”, ka shkruar Maliqi në Facebook.

Adem Maliqi u transferua tek Feronikeli verën e vitit të kaluar nga ekipi i Flamurtarit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë