Policia arrëston anëtarin e Kryesisë së OVL të UÇK-së

Mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren është arrestuar Faik Fazliu, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Zyrtari policor, sipas policisë ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCovid19.

“I dyshuari F. F lindur ne vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjate kryerjes se detyres zyrtare. Zyrtarët policor po asistonin ne kontrollimin e nje lokali (kafiteri) se bashku  me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19. I dyshuari eshte shoqeruar ne stacionin policor  ne Prizren. I dyshuari eshte intervistuar nga hetuesi kujdestar dhe me aktvendim te  Prokurorit inicohet rasti  per “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari te ndalet ne Qendren e mbajtjes per 48 orë. Rasti eshte nen hetime”, ka thënë për “Indeksonline”, Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë