Katër të vdekur nga aksidenti në rrugën Ferizaj–Shtime

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin në Ferizaj ku humbën jetën 4 persona.

Në njoftimin e tyre thuhet se në aksident ishin të përfshira dy automjete, ku si pasojë 4 persona vdiqën ndërsa edhe një tjetër ka mbetur e lënduar.

“Sot, rreth orës 15:37 në rrugën magjistreale Ferizaj–Shtime, në fshatin Koshare të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, të përfshira ishin dy automjete civile udhëtarëve.

Si pasojë e këtij akasidenti kanë humbur jetën 4 persona dhe është lënduar një tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë