Katër të lënduar në një aksident në rrugën Skenderaj-Vushtrri

Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore dhe me drejtues  meshkuj kosovar, në rrugën Skenderaj-Vushtrri.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjere të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Vushtrrisë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë