E dhimbshme: Familjarët e 23 vjeçarit që vdiq në aksident afër Komoranit, e përjetojnë rëndë humbjen e të riut

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht te “Kroi i Mbretit”, ku një person ka mbetur i vdekur.

Aksidentin e ka konfirmuar për Reporterin Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai ka thënë se drejtuesi i veturës ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është aksidentuar për vdekje.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar pamje ku shihet se sa rëndë e përjetojnë familjarët pasi kuptojnë se ka vdekur i dashuri i tyre.

 

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë