Vjedhje e rëndë në Komoran, shikojeni se çfarë i bënë shtëpisë hajnat (Foto)

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të premten në shtëpinë e një mërgimtari në Komoran, transmeton DrenicaOnline.

Sipas familjarëve me mbiemrin Ibriqi, hajnat kishin hyrë brenda shtëpisë ku kanë vjedhur gjësende me vlerë nga teknika e bardhë.

Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Xheladin Gashi” dhe sipas familjarëve, dëmi llogaritet të jetë rreth 3 mijë euro.

Familjarët kanë thënë për portalin “DrenicaOnline.com” se më të kuptuar se ka ndodhur vjedhja kanë informuar menjëherë Policinë e Kosovës e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Pronari i shtëpisë jeton në Zvicër ndërsa hajnat e kanë shfrytëzuar këtë duke e demoluar në tërësi shtëpinë e tij.

Rikujtojmë se rastet e vjedhjeve nëpër shtëpi por edhe të veturave janë bërë të shpeshta kohët e fundit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë