Lladrovci thotë se nuk dorëzohet: Qësi kandidatë si Driton Ajazi si i pavarur t’i muj

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi dega e PDK-së në Drenas ka propozuar Driton Ajazin si kandidat për kryetar të Komunës.

Lladrovci për Gazeta Metro është shprehur se nuk do të dorëzohet dhe se kandidatët si Ajazi i mposhtë si i pavarur në zgjedhje.

“Nuk dorëzohem, qisi kandidatë, si i pavarur t’i muj”, ka thënë Lladrovci shkurtimisht për Metro.

Ishte vetë Driton Ajazi ai i cili ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se sot ka marrë mbështetjen nga strukturat e partisë në këtë komunë, për të qenë kandidat për kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë