Aksident në Fushë Kosovë, lëndohen dy këmbësorë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe dy këmbësorëve.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës të cilët kanë njoftuar se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 08:00, në rrethrrotullim në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy këmbësorët. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë