Këta janë drejtorët dhe zëvendës-drejtorët e rinj të shkollave në Komunën e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka bërë nënshkrimin e vendimeve për emërimin e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të institucioneve edukativo arsimore të komunës sonë, të cilët janë zgjedhur me konkurs sipas legjislacionit në fuqi.

Kryetari Jashari ka uruar të 12 drejtorët e zëvendës-drejtorët e shkollave të mesme të ulëta, të mesme të larta dhe shkollës profesionale, për detyrën dhe përgjegjësinë e marrë duke shpresuar që ata përmes punës dhe angazhimit të tyre si dhe bashkëpunimit me mësimdhënës, prindër e nxënës, të ndikojnë në rritjen e cilësisë së arsimit, në Komunën tonë.

“Në këtë ceremoni theksova rëndësinë e madhe që ka arsimi, duke qenë së është bazamenti i zhvillimit të çdo shoqërie, andaj investimi në arsim është investim në ardhmërinë e vendit”, tha Jashari.

Jashari tha se si qeverisje lokale do të vazhdoj angazhimin maksimal në krijimin e infrastrukturës shkollore moderne dhe adekuate në mënyrë që nxënësit tonë të arrijnë të jenë të gatshëm dhe t’i përshtaten nevojave të tregut të punës.

Urime e suksese drejtorëve të zgjedhur!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë