Komuna e Drenasit:  Jemi në vendin e parë në Raportin e Performancës së Komunave

Komuna e Drenasit, sërish ndjen për obligim të informoj të gjithë qytetarët, se në matjen e performancës së Komunave në Republikën e Kosovës edhe pas rivlerësimit, mbetet Komuna e parë më transparente e llogaridhënëse në shërbim ndaj qytetarëve, ku në garë kanë qenë 38 komuna.

Kjo është rikonfirmuar javë me parë, kur Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal së bashku me Kryeministrin Kurti, kanë organizuar ceremoninë e ndarjes së granteve dhe Drenasi është përfituese edhe e mjeteve financiare prej 517,430 euro, mjetet këto që do të investohen në projekte kapitale e që paraprakisht është nënshkruar edhe Memorandum Mirëkuptimi mes donatorëve dhe Komunës për ndarjen e këtyre mjeteve në interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Këtë memorandum mund ta gjeni të publikuar në ueb faqe. Ne këtë ceremoni, Kryeministri Albin Kurti i kishte dorëzuar vendin e parë kryetarit Ramiz Lladrovci.

Pas ripublikimit të Raportit të performancës së komunave nga Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal e financuar nga MAPL-ja, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze, ku kanë qenë 19 fusha të matjes më 119 tregues, sërish disa keqdashës për zhvillimin e komunës, madje edhe subjekti qeverisës në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje në Drenas, po tentojnë të devijojnë suksesin që ka Drenasi në performancën më të suksesshme në Kosovë, duke tentuar prapë të keqinformojnë qytetarët.

Në të gjitha matjet që behën për perforemancë e transparencë si nga niveli qendror nga OJQ dhe ndërkombëtar, Drenasi radhitet në mesin e komunave me të mira dhe për secilin vit, është edhe përfituese e granteve, ku mjetet e fituara janë dedikuar në projektet kapitale për të mirën e qytetarëve.

Sipas komunës, mbetet për keqardhje, kur disa individ e subjekte politike që nuk i dëshirojnë të mirën vendit, bëjnë krahasime me Raportin e Performancës Komunale që përgjithësisht matja e performancës behët me punën e Komunave (shih më poshtë linkun e raportit që përfshinë edhe indikatorët e lehtësimit në biznes) dhe Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave të publikuar nga Riinvest e financuar nga USAID-i, e që ky Indeks ka të bëjë përgjithësisht me bizneset dhe të dhënat e grumbulluara kryesisht janë nga anketimi i mostrave në terren (100 biznese për secilën Komunë) e që janë vlerësuar vetëm me 8 nën-indekse.

Fundja Indeksi i Konkurrueshmërisë së Komunave, është i bazuar në të dhëna statistikore, përmes anketimit në terren e që mund të jetë i ndikuar edhe politikisht në grumbullimin e të dhënave, ndërsa Raporti i Performancës së Komunave, është profitabil, pasi që në këtë raport, Drenasi ka fituar grant mbi 517 mijë euro.

Megjithatë, edhe në raportin e Indeksit të Konkurrieshmërisë së Komunave nga Riinvest, Drenasi mbetet në mesin e komunave me të mira, duke i ikur vetëm rreth 2 pikë vendit të parë, megjithatë në tabelën 4.1.3 Drenasi radhitet si komuna e parë për ofrimin e shërbimeve ndaj bizneseve.

Për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të qytetarëve, në këtë komunikim ju bashkëngjisim dy raportet, Raportin e Rivlerësimit të Performancës Komunale dhe Indeksin e Konkurrueshmërisë së Komunave, që këto dy raporte, korrespondojnë krejtësisht të ndryshme më njëra tjetrën.
Prandaj, lusim të gjithë ata që keqinformojnë qytetarët përmes rrjeteve sociale, para së të japin komentet e tyre, lexoni hulumtimet dhe raportet në mënyrën e drejtë që publikohen për matjen e performancës së komunave.

Përmes këtyre komenteve (që kryesisht janë për qëllime politike kur dihet që ky vit është edhe vit zgjedhor) ata me vetëdije, ose pa, janë duke e dëmtuar imazhin e Komunës së Drenasit, punën dhe angazhimin maksimal të zyrtarëve komunal që ofrojnë shërbimet e tyre në mënyrën me të mirë të mundshme ndaj qytetarëve, të drejtorëve komunal, Kuvendit dhe kryetarit Lladrovci.

Linku i Raportit të rivlerësimit të Performancës Komunale; https://mapl.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/05/Raporti-i-vleresimit-per-GPK_2021_ALB.pdf
https://mapl.rks-gov.net/raportet-vjetore-te-mapl-se/

Linku i Indeksit të Konkurrueshmërisë së Komunave; https://www.riinvestinstitute.org/uploads/files/2020/September/14/10_-__MCI_Index_2020_-_ALB_-_02_11600096544.pdf
https://www.riinvestinstitute.org/Al/publications/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë