Dy nxënësit e arrestuar për therjen me thikë në Drenas dërgohen prapa grilave

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për rastin e therjes me thikë të dy nxënësve në Drenas.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 11 e 40 minuta dhe menjëherë njësitet përkatëse të policisë I janë përgjigjur thirrjes.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (nxënës), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë dy viktima meshkuj kosovarë (nxënës), të cilët janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë dërguar mediave.

Me vendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë