Bëhet ‘qyl’ një shtëpi në Malishevë – Hajnat vjedhin 22 mijë euro, para e stoli ari

Mbrëmë në fshatin Lubizhdë të Malishevës, persona të panjohur kanë kryer vjedhje në një shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesi ka deklaruar se në shtëpinë e tij, persona të panjohur, kanë depërtuar me forcë dhe kanë vjedhur 18 mijë euro.

Përveç parave të gatshme, hajnat kanë vjeedhe stoli ari në vlerë prej 4 mijë euro.

Rasti në Polici është hapur si “vjedhje e rëndë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë