Pensionohet infermierja drenicase pas 45 viteve punë

Sot në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj është pensionuar infermierja Sevdije Bimbashi, shkruan rajoni.org.

Inf. Sevdije Bimbashi gjatë shërbimit të saj shëndetëdor 45 vjeçar u dallua për korrektësi, vullnet dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

Drejtori dhe Stafi i QKMF’së përmes një postimi në facebook kanë falenderuar inf. Sevdijë e cili punoj për shumë vite duke dhënë kontribut të lartë në këtë drejtim.

Postimi i plotë i Osman Veliut, Drejtor i QKMF’së në Skenderaj :

Sot, në një soleminitet rasti, është pensionuar infermierja e vyer e QKMF Skenderaj, Sevdije Bimbashi.

Tash kur ju po tërhiqeni nga jeta aktive e punës, urojmë që jeta e juaj në pension të jetë ashtu siç e keni dëshiruar dhe ëndërruar. Ju përvec që i takoni një brezi heroinash të vërteta, paraqisni edhe ma shumë. Në një periudhë të rëndë e fituat luftën me një të keqe të madhe ( cancerin) dhe tash vonë edhe me COVID 19. Tash keni një arsye ma shumë që të gëzoni jetën që keni përpara, sepse sigurisht do të keni ma shumë kohë për të qene ma afër të familjarëve dhe atyre që të kanë munguar gjatë këtyre 45 viteve punë.

Në emërin tim dhe të stafit të QKMF, ju falënderoj për punën tuaj të palodhshme, gjithë përpjekjet, përkushtimin, angazhimin e përhershëm si dhe kolegialitetin dhe bashkëpunimin e pashoq që keni shfaqur gjatë gjithë kohës suaj të punës.
Urime Ditëlindja!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë