Lajm i mirë për studentët e Komunës së Skenderajt

Drejtoria për Arsim në Komunën e Skenderajt, sot ka bërë shpalljen e thirrjes për aplikim për ndarjen e bursave për studentët e komunës sonë, për vitin 2021.

Me qëllim të përfshirjes më të madhe të studentëve, këtë vit janë planifikuar të ndahen 164 bursa për 164 studentë, me nga 300 euro për secilin student.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, ka bërë thirrje për donatorët, bizneset dhe qytetarët e vullnetit të mirë që të bashkohen edhe këtë vit, në përkrahje të studentëve të komunës sonë.

Afati i fundit për aplikim është deri në datën 17.06.2021.

Të gjitha kriterët dhe kushtet që duhet plotësuar i gjeni në shpalljen e publikuar: Bursa-per-student-2020-21.pdf (rks-gov.net)

Gjithë ky proces do të jetë transparent dhe vlerësimi do të bëhet sipas kritereve të përcaktuara.

Suksese!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë