Ky është 79 vjeçari nga Gllanasella e Drenasit që ende punon nëpër ara (Video)

Haxhi Berisha, 79 vjeç nga Gllanasella e Drenasit e punon ende tokën e tij të cilën e ka përballë shtëpisë.

Ai thotë se ka 2 hektarë tokë të punuar me qepë, hudhra, misër e pjepër.

Plaku nga Drenica thotë se komuna i ka premtuar edhe një serë të cilën do të ngitë në tokën e tij.

Haxhia thotë se ka punuar tërë jetën në bujqësi ndërsa në ta kaluarën ishte një jetë primitive pasi që punën është dashtë me kry me kuaj e lopë, transmeton DrenicaOnline.

Atëherë thotë se njerëzit ishin njësoj ndërsa sot dikush ka shkuar në qiell e dikush ka ngelur i varfër.

Ndiqeni kronikën e ATV-së:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë