Lushtaku e quajti “fallxhor”, ja si i përgjigjet Ramiz Lladrovci

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i është kundërpërgjigjur kandidatit për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së, Sami Lushtakut, ku ky i fundit e ka quajtur Lladrovcin, fallxhor.

Krejt kjo deklaratë e Lushtakut për Lladrovcin ka ardhë, pasi që kryetari i Drenasit mbrëmë ka thënë se Lushtaku nuk do të kandidojë për kryetar të Skenderajt, ani pse ky i fundit zyrtarisht e ka shpallur kandidaturën.

Lladrovci gjithashtu deklaroi mbrëmë se Lushtaku me Bekim Jasharin janë dakorduar, që ai të largohet nga gara për të parin e kësaj komune.

“Ramiz Lladrovci është fallxhor. Unë takohem për kafe me Bekim Jasharin, nuk ka asgjë aty, nuk jemi marr vesh për asgjë. Unë do të jem kandidat i PDK-së, për kryetar të Skenderajt, nuk ka ndryshuar asgjë, do t’i hyjë kësaj gare, nuk ka marrëveshje me Bekimin”, ka theksuar Lushtaku.

E, në një përgjigje për FrontOnline, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se nuk ka koment për këtë.

“Nuk kam koment. Koha do të jetë dëshmitari më i mirë”, ka thënë shkurt Lladrovci, për FrontOnline.

Ndryshe, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Skënderaj e ka konfirmuar, Sami Lushtakun si kandidatin e tyre për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë