Kush ishte 32 vjeçari dhe si u kishte shpëtuar atentateve të tjera, përse jeleku anti-plumb nuk e mbrojti këtë herë

Aristidhis Pappas me origjinë shqiptare u ekzekutua me tetë plumba të dielën në një lokal të Athinës, ku gjeti vdekjen.

Sipas medieve greke, “Aris” person me precedent të theksuar kriminal duke përfshirë trafik droge, grabitje, vjedhje dhe i akuzuar për disa vrasje, dyshohet se ishte i përfshirë në atentatin ndaj gazetarit të kronikës së zezë, Giorgos Karaivaz, disa muaj më parë pasi kishte dalë nga një emision televiziv, pranë banesë së tij.

Edhe pse ishte i njohur për vrasje, vrasje në tentativë, përfshirje në një organizatë kriminale, grabitje, vjedhje, shkelje të ligjit për armët, dëmtim të pasurisë së huaj, fyerje, kërcënim, falsifikim, herën e fundit ai u arrestua shkurtin e kaluar ku ishte i veshur me një jelek antiplumb.

Ai u arrestua por pak më vonë u la i lirë, duke pretenduar se jeta e tij ishte në rrezik. Policia e arrestoi disa herë, por drejtësia e mbajti pas hekurave për një kohë dhe e liroi përsëri.

32-vjeçari shqiptar kishte qenë dy herë shënjestër e një sulmi vrasës. Më 26 maj 2019, ishte sulmuar në stacionin e Larisës dhe ishte plagosur rëndë nga plumbat. Prita tjetër e vrasjes ka ndodhur në shkurt 2021 përsëri në afërsi të stacionit Larisa, ku të persona të panjohur qëlluan duke i plagosur këmbën.

Në fakt, autorët e krimit u përpoqën të shpëtonin me taksi në të cilën lanë armën, ndërsa pas operacioneve në Athinë dhe Korint, tre persona u arrestuan dhe u dërguan në burg.

Jeleku antiplumb që Aristidhi mbante gjithnjë ishte ai që i shpëtoi jetën, por të dielën e 30 majit goditja e tretë ishte fatale. Autori i shkurtër, i dobët me xhaketë të bardhë dhe bluzë të kuqe ishte i vendosur, për mos ta lënë të gjallë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë