Lajm i mirë për pronarët e autobusëve në Drenas

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 5 pika për rend dite, mirëpo kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka propozuar edhe tri pika të tjera dhe anëtarët e Kuvendit kanë miratuar pikat për shqyrtim të kësaj mbledhje.

Njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe Propozim vendimi për lirim nga pagesa e peronizimit për kompanitë e transportit publik të udhëtarëve me autobus për linjat urbano-periferike dhe ndër urbane që e shfrytëzojnë Stacionin e Autobusëve për operim, shkruan DrenicaOnline.

Ky propozim vendim ka kaluar me shumicë votash./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë