Hajnat futen në një shtëpi në Skenderaj, vjedhin armë, ari dhe mijëra euro para kesh

Një petson nga Skenderaj ka raportuar në Polici se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendin e shtëpisë së tij.

Në raportin e policisë thuhet se hajnat kanë arritur të vjedhin: një pistolet me leje përkatëse, 150 copë fishekë, një sasi stoli ari në vlerë rreth 5 mijë e 350 euro dhe 500 euro para kesh.

Siç merr vesh Sinjali, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00 në rrugën “Gjergj Fishta”. Hetimet vazhdojnë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë