Amerika i dhuron autoblinda ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot ka vizituar i Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së.

Me këtë rast , ai u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu e cila e njoftoi me automjetet përkatëse si dhe destinimin e tyre aktual për qëllime trajnimi.

Sipas ministrit Mehaj, sasia aktuale e automjeteve të blinduara ushtarake ASV është vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohet në proces.

Mehaj ka inspektuar i edhe poligonin e qitjes së KDS-së, ku përcolli nga afër seancën trajnuese të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me armë zjarri sipas planit paraprak të Qendrës për Stërvitje Profesionale të KDS-së.

Nga stafi përgjegjës, u njoftua me kushtet, pajisjet, masat e sigurisë, doktrinën si dhe procedurat standarde të operimit të aktiviteteve trajnuese në poligonin e qitjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë