Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal në Drenas, ja vendimet e marra

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ku për diskutim ishin 5 pika për rend dite, mirëpo kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka propozuar edhe tri pika të tjera dhe anëtarët e Kuvendit kanë miratuar pikat për shqyrtim të kësaj mbledhje.

Mbledhja është kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj, ndërsa merrnin pjesë, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Më poshtë ju elaborojmë pika që janë diskutuar e miratuar në mbledhjen e katërt të rregullt të këtij viti të Kuvendit;

Procesverbali i mbledhje së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas i datës 28.04.2021 është miratuar me vota unanime.

Raporti i përditësuar epidemiologjik i Komunës së Drenasit lidhur me pandeminë me Covic-19 (vir. SARS-COV2) Mars-Maj 2020-2021 si dhe procesi i deritanishëm i imunizimit (vaksinimit) e ka paraqitur para anëtarëve të Kuvndit, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Haxhiu, ndërsa anëtarët e Kuvendit kanë diskutuar lidhur me këtë raport.

Propozim vendimi për caktimin e anëtarëve të komisionit për monitorimin e Kodit të Etikës është votuar me vota unanime me këtë përbërje; Haki Bekolli nga ekzekutivi, Antigona Istogu e Edolina Plakiqi nga legjislativi dhe nga shoqëria civile, Ariana Isufi dhe Vlora Zariqi.

Propozim diskutimi i Raportit të punëve të Kompanive KRM Pastrimi dhe KRU Prishtina i ka paraqitur drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, ndërsa anëtarët e Kuvendit kanë paraqitur pyetje lidhur me kryerjen e këtyre dy shërbimeve nga kompanitë regjionale.

Propozim vendimi për caktimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës për Drejtor dhe Zëvendësdrejtor në Institucionet Edukativo-Arsimore në Komunën e Drenasit ka kaluar me vota unanime.

Propozim vendim për shfuqizimin e pikës 2.4 të nenit 2 të Vendimit Nr.12-360/02-9351 i datës 26.02.2021 ka kaluar me shumicë votash

Propozim vendimi për lirim nga pagesa e peronizimit për kompanitë e transportit publik të udhëtarëve me autobus për linjat urbano-periferike dhe ndër urbane që e shfrytëzojnë Stacionin e Autobusëve për operim ka kaluar me shumicë votash.

Me gjerësisht, mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 31.04.2021 mund ta ndiqni në ueb faqen zyrtare të Komunës dhe ne kanalin YouTube ne këto linqe; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/ https://www.youtube.com/watch?v=7ZuvV1rvVJI&t=2s

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë