Pse përfundoi pa marrëveshje takimi “sekret” mes Jasharit e Lushtakut

Pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të Komunës së Skenderajt nga ana e Sami Lushtakut, Bekim Jashari ka aktivizuar motorët në këtë drejtim pasi kjo ia rrezikon pozitën e tij në krye të komunës edhe për një mandat.

Jashari po mundohet të shmang konkurencën e Lushtakut, e kjo është konfirmuar nga burime të sakta të portalit rajoni. Ata kanë vërtetuar edhe një takim që kanë pasur të dyja palët të enjten në mbrëmje lidhur me zgjedhjet lokale.

Në këtë takim është diskutuar kandidatura e Lushtakut, ku i është kërkuar të heqë dorë. Majde Jashari ka shkuar deri në sakrificë të pozitës dhe futjen e një personi të tretë, për të hequr të dy dorë nga pozita e të parit të komunës.

Burimet e rajonit kanë mësuar së krejt kjo ka ndodhur në prezencën e një biznesmeni të njohur të qytetit, mik i afërt i të dyja palëve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë