Zyrtare: Sami Lushtaku, kandidat i PDK-së në Skenderaj, do të përballët me Bekim Jasharin

Dega e PDK-së në Skenderaj ka konfirmuar që Sami Lushtaku do të jetë kandidat në zgjedhjet lokale.

Kryesia e degës dhe kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti.

Komunikata e plotë nga PDK:

Konfirmohet kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takim në të cilin ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së z.Enver Hoxhaj.Kryesia e degës dhe z.Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti. Kryesia e degës ka konfirmuar se kandidaturën e z.Lushtaku e mbështesin të gjitha strukturat e partisë dhe qytetarët e Skenderajt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë