Mbahet testi i arritshmërisë në Komunën e Drenasit

Edhe ne Komunën e Drenasit, sot i janë nënshtruar testit të arritshmërisë nxënësit e klasave të 9-ta i cili është mbajtur në gjashtë qendra të testimit.

Drejtoria Komunale e Arsimit, ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit dhe ka njoftuar me kohë të gjithë nxënësit semimaturantë për mënyrën e testimit. Në komunën e Drenasit, testit i janë nënshkruar 868 nxënës të klasave të 9-ta dhe është administruar nga mësimdhënës të komunës së Drenasit dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga nënkryetari Arben Shala dhe Drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë vizituar qendrat ku është mbajtur testi dhe kanë uruar suksese të gjithë nxënëseve ne testin e arritshmërisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë